Home LAJME Derisa po fliste në telefon, një i ri ia grabiti telefonin gruas me aftësi të kufizuara në Prizren

Derisa po fliste në telefon, një i ri ia grabiti telefonin gruas me aftësi të kufizuara në Prizren

0
Derisa po fliste në telefon, një i ri ia grabiti telefonin gruas me aftësi të kufizuara në Prizren

Kryetarja e Shoqatës Cerebralis Prizren, Turkan Basha, është grabitur nga një person i paidentifikuar, teksa ajo ishte duke folur në celularin e saj.

Basha, e cila përdorë karrocën si person me aftësi të kufizuara, tha se kishte shkuar në qendrën shëndetësore për ekzaminim, dhe mbeti e shokuar pas vjedhjes që iu bë asaj.

“Po flisja në telefon teksa po shkoja në shtëpi pas ekzaminimit, kur një i ri m’u afrua, më mori telefonin nga dora dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në vend të frikës, fillova të mendoj se ku po shkon njerëzimi. Si qytetare me aftësi të kufizuara isha shumë e shqetësuar”, tha ajo.

Basha, të cilës i kishin vjedhur celularin duke ia rrëmbyer nga dora, tha se pas ngjarjes ka shkuar në stacionin policor dhe ka bërë denoncim./RTK/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here