Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka dhënë detaje rreth rastit të grupit Albkings, që shpërndante fotografi dhe ua merrte identitetet qytetarëve të Kosovës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka thënë se deri me tani lidhur me këtë rast, janë arrestuar shtatë persona, derisa, kanë zgjeruar hetimet edhe në pista tjera.
“Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka arritur me sukses të gjurmojë, zbuloj dhe t’i arrestojë të gjithë kryesit e veprës së vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve. Kemi arritur që këtë rast, sa i përket identifikimit të personave t’i arrestojë brenda afatit më të shkurtë kohorë, ku cak kanë qenë qytetarët e Kosovës, duke ua cenuar rëndë integritetin e tyre. Marrë parasysh se në këtë fazë jemi ende duke hetuar. Ka gjasa reale që në është rast të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që kanë lidhje me këtë rast. 7 persona i kemi në ndalim dhe i kemi në fazën e zgjerimit të hetimeve”, ka thënë Gashi në një konferencë për media.





