Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore.
Ajo bëri të ditur se deri tani kanë aplikuar mbi 194 mijë prindër ose kujdestarë ligjore, ndërsa janë subvencionuar mbi 171 mijë aplikues.
Nagavci ka thënë se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore.
Postimi i plotë:
Vazhdon subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore
Kam kënaqësinë të ju informoj se deri sot kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.
Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot.
Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.
Ashtu siç e kemi thënë, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor.