Deri në një orë po presin qytetarët për të kaluar kufirin në pikën e Jarinjes në veri të Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve, kolona e kamionëve në këtë pikë kufitare është e gjatë 800 metra në dalje.
Ndërsa në Merdar kolona e kamionëve është e gjatë 100 metra ndërsa pritja për të dalë nga Kosova është nga 15 deri në 20 minuta.






