Kadriu theksoi se gjatë dy muajve në vazhdën e kontrollit të Ligjit të Duhanit janë shqiptuar 400 gjoba të ndryshme, që sipas tij, sipas ligjit nëse pagesa realizohet sipas afatit të caktuar ato përgjysmohen.
“Mund të them që diku gjatë kësaj periudhe më pak se dy muaj që jemi në vazhdën e kontrollit të ligjit të duhanit kemi shqiptuar diku afër 400 gjoba të ndryshme, do të thotë me vlera të ndryshme diku 3500 inspektime janë arritur dhe vazhdojnë që të jenë me kontrolle deri sa ta arrijmë të kënaqshëm një vetëdijesim edhe të bizneseve edhe të qytetarëve që duhani duhet që të ndalohet, pirja në hapësirat e mbyllura. Pagesat në bazë të ligjit për kundërvajtje nëse realizohen brenda afatit të përcaktuar ato përgjysmohen, presim që ta kemi një raport përfundimtar se sa gjoba janë paguar”, tha ai.
Drejtori i AUV-it sa i përket sigurisë së produkteve në vend ka deklaruar se nuk janë të kënaqur 100 për qind me standarde të cilat janë duke arritur, por që sipas tij, çdo vit rishikohen planet e kontrolleve me qëllim të arritjes së nivelit sa më të lartë të sigurisë ushqimore.
Ai tha se ata janë të kënaqur sa i përket higjienës kjo sipas tij, fal përmirësimit të vetëdijesimit të bizneseve të ndryshme te cilët merren me tregtimin e produkteve.
“Asnjëherë nuk mund të themi që duhet që të jemi të kënaqur 100 për qind me standarde të cilat jemi duke arritur, prandaj edhe çdo vit rishikohen planet e kontrolleve zyrtare me qëllim të arritjes së nivelit sa më të lartë të sigurisë ushqimore. Kjo nuk është vetëm në Kosovë kjo është gjithandej, është parim ndërkombëtar që edhe vendet shumë të zhvilluar avancojnë me programe me plane të kontrollit. Ne kemi një standard të kënaqshëm të higjienës fal edhe përmirësimit të vetëdijesimit të bizneseve të ndryshme, tëcilët merren me tregtimin e produkteve”, tha ai.
Kadriu tha se kjo pjesë është e kënaqshme edhe fal ndihmës që Ministria e Bujqësisë është duke i’u ofruar bizneseve me grande edhe me subvencione.
“Ne vazhdojmë që t’i hartojmë planet të bazuar në rrezik që ato biznese të cilat i kemi të kategorizuar si më të rrezikshme ta keni një kontroll më të shpeshte nga ana e Inspekcionit, kurse bizneset që kanë arritur që t’i keni sistemet e menaxhimit të rrezikut të vendosura ne kompanitë e tyre t’i kontrollojmë më rrallë. Është e kënaqshme fal asaj që edhe Ministria e Bujqësisë është duke i ndihmuar bizneset edhe me grande edhe me subvencione e parapara, kështu që bizneseve të i’u ofrojmë edhe mundësit financiare t’i implementojnë standardet ushqimore”, tha ai për EO.