LAJME

Deri në 12 orë pritje: Kosovarët flasin nga kufiri i Kroacisë – VIDEO

Deri në 12 orë pritje: Kosovarët flasin nga kufiri i Kroacisë – VIDEO
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2023, 15:57

Kosovarët po vazhdojnë të presin me orë të tëra në kufirin e Kroacisë. RTL në Kroaci ia ka kushtuar një artikull pritjeve të mërgimtarëve në kufirin atje, që po kthehen nga pushimet për në vendet ku jetojnë.

Në vendin e ngjarjes janë intervistuar disa persona, mes tyre edhe dy kosovarë.

“10 orë jemi këtu. Çka thoni për këtë? Kjo është katastrofë.” – ka thënë një person nga Prizreni.

Ndërkaq, një qytetar tjetër nga Suhareka ka deklaruar: “Nuk ka rrugëdalje tjetër. Kemi me u kthy nga Kosova. Duhet të presim”.

Kurse një qytetar nga Tetova, ka thënë se po pret për 12 orë për të kaluar kufirin.

Sidoqoftë, zyrtari doganor kroat, sipas mediumit në fjalë, ka thënë se këto pritje nuk kanë të bëjnë me inkuadrimin e vendit në zonën Schengen.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika