Në Qendrën e Vaksinimit në sallën 1 Tetori në Prishtinë nga mëngjesi e deri tani janë vaksinuar rreth 93 profesionistë shëndetësorë, ndërsa në total 103 persona janë vaksinuar në këtë qendër me Astra Zeneca, vaksinë kjo e cila ka arritur të dielën në Kosovë.
Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi ka deklaruar se kur po vazhdon imunizimi i profesionistëve shëndetësorë të kujdesit primar vetëm gjatë ditës së sotme është paraparë të vaksinohen në sallën 1 Tetori rreth 700 persona.
Ai tha se këto lista i kanë pranuar nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Qendrat e Mjekësive Familjare.
Bardhi: Deri më tani aktualisht janë të vaksinuar 103 persona
“Deri më tani aktualisht janë të vaksinuar 103 persona që 10 kanë qenë dje dhe 93 deri në këtë moment që po flasim dhe për nga numri ne kemi listat e ndërtuara që kanë ardhur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare që në varësi të numrit që i kemi të paraparë aty dhe ardhjes së tyre ne aq sa vijnë do i realizojmë gjatë ditës së sodit sepse ashtu kanë qenë të paraparë. Por nuk do mund të thirremi në numra të saktë sepse janë në orare të punës dhe si do mbulohen ato ngelet çështje e vetë menaxhimentit. Sipas listave shohim shpresojmë me numrin e paraparë nga fillimi pritet të jenë rreth 700”, theksoi Bardhi.
Bardhi po ashtu tha se deri në këto momente në këtë qendër të vaksinimit gjithçka ka shkuar sipas planit pa asnjë parregullsi.
Ai tha se ekipet e imunizimit punojnë me dy turne duke nisur me orarin nga 08:00 deri në 19:30.
Bardhi: Gjithçka ka shkuar mirë deri më tani
“Aktualisht i kemi katër ekipe mjekësore që janë të gatshme për aplikimin e vaksinimit dhe deri më tani ka vijuar shumë mirë dhe nuk kemi pasur ndonjë parregullsi apo ndonjë gjë që ka qenë për tu shqetësuar apo diskutuar…Orari zyrtar që e kemi ne çdo ditë nga sot e tutje deri kur të përmbyllet kjo pjesa e parë të vaksinimit me këto dozat e ardhura është nga ora 08:00 deri në 19:30… Ne i kemi ekipet e ndara në dy grupe që është turni i paradites dhe turni pas ditës. Turni i paradites edhe pak kohë iu ngelet dhe e përmbyllin dhe pastaj vjen turni i pasdites deri në orën 19:30”, deklaroi ai.
Koordinatori i qendrës 1 Tetori në Prishtinë, Niman Bardhi po ashtu tha se nga të gjithë personat që kanë marr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca asnjëri nuk ka pasur ndonjë reaksion shqetësues.
Bardhi: Ata që e kanë marr vaksinën nuk kanë pasur ndonjë reaksion për tu shqetësuar
“ Deri më tani sipas asaj që kemi përcjell dhe keni parë edhe ju që 15 minutëshin e parë gjithmonë i përcjellim nuk kemi pasur reaksione të tilla…E kanë numrin kontaktues tonë dhe gjatë plotësimit të formularit që e bëjnë“, u shpreh koordinatori i qendrës së vaksinimit 1 tetori.
Krahas profesionistëve shëndetësor me 24 mijë vaksinat e dhuruara nga COVAX do të vaksinohen edhe personat e moshës mbi 80 vjeç.