Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Recica e ka proceduar për miratim në qeveri vendimin për dyfishim të asistencës sociale dhe për rritjen e pensioneve për 30 euro për të gjithë perfituesit e skemave sociale.Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda kabinetit të ministrit Recica.
Dërgohet për miratim vendimi për dyfishim të asistencës sociale dhe rritjen e pensioneve prej 30 euro!

“Ministri Recica sot e ka proceduar në qeveri vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për Janar Shkurt dhe Mars si dhe vendimin për rritje e pensioneve për 30 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale të cliat marrin shumën deri në 100 euro”, pohojnë burimet e njëjta, raporton GazetaBlic.com
Ministri Skender Recica
Përfituesit e skemave pensionale pritet të marrin pensionet me rritje nga ky muaj, derisa ngjashëm pritet të veprohet edhe me ata me asistencë sociale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Eksporti në qershor mbuloi importin me vetëm 15%

Oda Ekonomike kërkon urgjent një pako ndihmëse për prodhuesit: Jemi me vite prapa

Çmimet e naftës arritën në gati 79 dollarë për fuçi pas sulmeve të reja SHBA-Iran

