Është arrestuar e dërguar në mbajtje pronari i qenit, që hyri dje në një shkollë të fshatit në Suharekë, që për pasojë sulmoi katër persona.
Policia thotë se pronari i qenit është arrestuar, pasi që ka lënë qenin pa përkujdesje.
Në raportin ditor të Policisë është bërë e ditur se rasti është iniciuar “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
“Është raportuar se një qen që dyshohet se është i tërbuar ka sulmuar dy persona duke ju shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu lëndime trupore gjatë ikjes kanë pësuar edhe dy persona tjerë, me ç’rast të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin patrulla policore ka intervenuar dhe i është përgjigjur rastit me ç’rast zyrtarët policor janë ballafaquar me rrezikun nga qeni i cili u është vërsulur edhe zyrtarëve policor. Me qëllim të eliminimit të rrezikut një zyrtar policor ka përdor pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të qenit duke e asgjësuar qenin. Pas inicimit të rastit është arrestuar i dyshuari kosovar (pronari i qenit) nën dyshimin se e ka lënë qenin pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.