Dërgohet në burg një i kërkuar dhe i dënuar me 14 muaj burg efektiv për shpërndarje të narkotikëve

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Dërgohet në burg një i kërkuar dhe i dënuar me 14 muaj burg efektiv për shpërndarje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 09.02.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur që të realizojnë urdhëresën e gjykatës dhe është dërguar në burg i dënuari E.R., mashkull, 23 vjeçar nga Korisha e Prizrenit.

Sipas Policisë, i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me 14 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, i arrestuari është dënuar me 14 muaj burg për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së.

“I arrestuari E.R. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit” – thuhet në njoftim.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika