Deputetja e Kuvendit të Kosovës e cila tashmë ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Adelina Grainca, ka reaguar pas votimit të saj, pro Vjosa Osmanit si presidente e vendit.
Grainca përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e ka dëgjuar elektoratin e saj për vendimin e marr.
“Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë. Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të kthehesha mbrapa do të votoja sërish pa hezitim. Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse”, ka shkruar Grainca në Facebook. /Telegrafi/
Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si…
Posted by Adelina Grainca on Wednesday, April 7, 2021