Asamblistja e Listës GUXO në komunën e Suharekës, Festë Kabashi nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se AAK-së, po i bashkohen njerëz, të aftë e të zellshëm për punë.
Postimi i saj i plotë:
Asamblistja nga radhët e Listës GUXO, Festë Kabashi, nga sot, ka vendosur që rrugëtimin e saj politik, ta vazhdojë duke iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Suharekës.
Jam e lumtur që shtëpisë sonë të madhe po i bashkohen njerëz të aftë, të zellshëm për punë dhe profesionistë siç është Festa.
Na priftë e mbara së bashku, Festë M. Kabashi!
Bashkë për punë të mira!