Deputetja britanike Alicia Kearns ka thënë se “Kosova ia vlen të mbrohet”. Kearns është takuar të hënën në Londër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se ka qenë takim shumë produktiv me Kurtin.
“Kosova ia vlen të mbrohet. Ne duhet të qëndrojmë pranë partnerëve tanë dhe ishte shumë produktive të takohem me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes të diskutojë: se si të depërshkallëzohen tensionet, kthimi i policëve kosovarë të kidnapuar, mbështetja për komunitetet serbe në Kosovë, milicinë e mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Kearns në Twitter.