LAJME

Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Gusht 2022, 11:39

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës së më shpejtë që të jetë e mundur.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Twitter. /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika