LAJME

Deputeti portugez premton mbështetje për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

Deputeti portugez premton mbështetje për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2022, 17:01

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Portugalisë, Sergio Sousa Pinto, ka thënë se vendi i tij do ta përkrah Kosovën për liberalizmin e vizave sa i përket liberalizmit të vizave dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Pinto ka shtuar se e ardhmja e Kosovës është në BE.

“Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë. Ne do ta mbështesim Kosovën, ngase kemi një lidhje emocionale me juve, numër i madh i forcave të Portugalisë janë prezentë në Kosovë. Do të ju mbështesim për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Kosovës është në union dhe do ta keni gjithë mbështetjen tonë diplomatike”, ka thënë Sergio Sousa Pinto në konferencën e sotme për media, pas takimit me deputetët kosovarë, që janë pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika