• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Deputeti i Vetëvendosjes: S’lejojmë mbajtjen e seancave nëse Selmanaj është prezent

tvprizreni by tvprizreni
November 23, 2020
in LAJME
0
Deputeti i Vetëvendosjes: S’lejojmë mbajtjen e seancave nëse Selmanaj është prezent
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Enver Haliti, në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës nëse aty prezent do të jetë zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Ky reagim i LVV-së vjen pasi që ata pretendojnë se Selmanaj e ka fyer deputeten Saranda Bogujevci dhe të gjitha familjet e të pagjeturve me deklaratat e tij në Kuvend dhe në studiot televizive.

“Derisa ai të jetë prezent në seance, ne nuk do të lejojmë mbajtjen e seancave të Kuvendit”, ka thënë Haliti.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha se nëse dikush është ndjerë i fyer me deklaratën e Selmanajt atëherë kërkon falje, por se nuk beson se ai e ka bërë një gjë të tillë, Haliti i LVV-së tha se nuk pranohet që Hoti të kërkojë falje në emër të Selmanajt.

“Pse duhet që z. Hoti të kërkojë falje në emër të Driton Selmanajt? Duhet vetë Selmanaj ta bëjë një gjë të tillë, por fillimisht të japë dorëheqje dhe më pas të kërkojë falje”, tha ai.

Tutje, sipas RTK-së, Haliti shtoi se nëse Selmanaj e ka një qëndrim të tillë në Kosovë për të pagjeturit, çfarë mund të pritet nëse ai e përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë.

Ushtruesi i detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklaratave të tij javën e kaluar.

Në një konferencë për media, Aliu tha se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj nuk është i mirëseardhur në Kuvendin e Kosovës, pas deklaratës së tij në lidhje me të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë.

“Një qëndrim i tillë është i papranueshëm, së pari nga pikëpamja morale,  së dyti, është mungesë e thellë rrespekti ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre dhe së treti, sepse dëmton në mënyrë të pakorrigjueshme pozicionin shtetëror të Kosovës kudo”, tha Aliu.

Deputeti i Vetëvendosjes tha se qëndrimet e Selmanajt janë përtej raporteve të Vetëvendosjes me institucionet dhe menyrën e formimit të kësaj qeverie, sepse sipas tij, çështja e personave të pagjetur nuk është çështje e një subjekti politik apo një individi.

“Çështja e personave të pagjetur përben shtyllë identitare të shtetit të Kosovës dhe vlerë të paprekshme, andaj në këtë pikë nuk mund të ketë tolerancë. Qytetarët me të drejtë janë fyer dhe lënduar nga këto qëndrime, pikërisht në kohën kur vijojnë negocimet me Serbinë e Vuçiqit”.

Deputeti Aliu tha se çdo ditë që kalon pa marrë masa për shkarkimin e Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit, është “dëmtim dhe fyerje për viktimat e luftës së fundit në Kosovë”.

Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
online free course
download mobile firmware
Download Premium WordPress Themes Free
lynda course free download
Previous Post

Ky është ekipi i Biden për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Next Post

FSK-së i bashkohen 3 oficerë që kanë kryer akademinë ushtarake në Gjermani

Next Post
FSK-së i bashkohen 3 oficerë që kanë kryer akademinë ushtarake në Gjermani

FSK-së i bashkohen 3 oficerë që kanë kryer akademinë ushtarake në Gjermani

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

March 25, 2023
Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.