- Reklama -

Deputeti i LDK-së: Ne jemi të gatshëm për dy opsionet, zgjidhjen e presidentit të ri dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, thotë se nëse liderët e partive nuk arrijnë ta zgjidhin presidentin e ri, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan Gazeta Blic.Në një bisedë për Gazeta Blic, Bislimi thekson se LDK gjithmonë është konstruktive dhe se u takon liderëve të partive politike, që brenda afatit kushtetues të tentojnë të bëjnë zgjidhje për emrin e presidentit të ri.

“Gjasa gjithmonë ka nëse liderët politik e shohin të rrugës me gjetë zgjidhje, nëse jo ne jemi në lidhshmëri me afatin kushtetues dhe zgjedhjet janë të pashmangshme nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, kjo është në tavolinën e liderëve të partive parlamentare të Kosovës. Ata ulen dhe munden me gjetë zgjidhje ose nuk ulen në tavolinë të përbashkët dhe vendi shkon në zgjedhje”, deklaroi Bislimi për Gazeta Blic.

- Reklama -

Sipas Bislimit, Lidhja Demokratike e Kosovës, është e gatshmë për secilin opsion, qoftë edhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.Por thotë se LDK gjithashtu është në gatishmëri të gjetjes së konsensusit për emrin e presidentit.“LDK është e hapur për cilindo opsion. Ne e kemi thënë disa herë, jemi partia që ka qenë konstruktive në vazhdimësi, jemi të gatshëm me ba zgjidhje dhe me e zgjedhë presidentin. Në të njejtën kohë, në asni moment nuk i përjashtojmë zgjedhjet si opsion në bazë të të cilave ndërtohet demokracia”, thotë Bislimi për Gazeta Blic.

Kohëve të fundit, skema politike në vend, është polarizuar, edhe për faktin e zgjidhjes së presidentit.AAK tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Ramush Haradinajt, për këtë post.Në anën tjetër, PDK dhe LDK e kanë bërë publike qëndrimin e tyre se nuk e mbështesin kandidaturën e Haradinajt.

Ndërsa, vetë Haradinaj, sikurse shumica e zyrtarëve të lartë të AAK-së, publikisht kanë deklaruar se nëse posti i presidentit, nuk iu takon atyre, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.Zgjedhje të reja, po kërkon Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.Mbetet të shihet ditëve në vazhdim, se a do të ketë konsensus për emrin e presidentit të ri.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort