LAJME

Deputeti Galushi viziton shkollën fillore “Mati Logoreci”: Nuk vrejtëm asnjë ndarje në baza gjinore e sidomos në baza racore apo etnike

Deputeti Galushi viziton shkollën fillore “Mati Logoreci”: Nuk vrejtëm asnjë ndarje në baza gjinore e sidomos në baza racore apo etnike
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shtator 2023, 22:20

Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, njiherit edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Erxhan Galushi, sot, së bashku me këshilltaren e kryeministrit të Kosovës, Nurije Shala, kanë vizituar shkollën fillore “Mati Logoreci”, në Prizren, ku janë takuar me drejtorin e kësaj shkollës, Hilmi Rexhaj.

Me këtë rast kanë vizituar të gjitha klasat e pare: I/1-I/4. Ku sipas tyre kjo vizitë është bërë pas pretendimt të ndarjes së nxënësve në baza etnike nga një prindër.

Nga kjo vizitë, nuk vrejtëm asnjë ndarje qoftë në baza gjinore e sidomos në baza racore apo etnike, ashtu siç është pretenduar, ka thënë deputeti Galushi.

Shkrimi i plotë;

Të nderuar prindër të komunitetit rom,

Dje, pas publikimit të një videoje shqetësuese nga një portal në shkollën fillore “Mati Logoreci”, në Prizren për pretendim të ndarjes së nxënësve në baza etnike nga një prindër, sot së bashku me Këshilltarën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, znj.Nurije Shala, takuam drejtorin e shkollës, z. Hilmi Rexhaj dhe nga se afërmi monitoruam të gjitha klasat e pare: I/1-I/4, dhe nuk vrejtëm asnjë ndarje qoftë në baza gjinore e sidomos në baza racore apo etnike, ashtu siç është pretenduar.

Ndërsa për sjelljen aspak të tolerushme të prindërit në fjalë, si përfaqësues i komunitetit rom në Parlamentin e Republikës së Kosovës, do të inicoj procedurë ligjore në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj këtij qytetari për përhapjen publikisht të urrejtjes, përçarjes dhe mos durimin midis grupeve kombëtare, racore e etnike.

Me respekt,

Erxhan Galushi, deputet i Republikës së Kosovës.

Kamle dadalarya e romane komunitetesko,

Ij, palo publikipe yekh darakerdo video kotar yekh medialuno portali ani elementaruni shkolla ‘’Mati Logoreci’’, ano Prizren vash pretendipe kotar yekh dadalari vash o ulavipe e qhavoren ano etnikune baze, avdive ketane e Kosovaka Republikake Sheruneministreska Godideutna, ry. Nuriye Shala, araklem e direktori e leparna skolako, r. Hilmi Rejay thay kotar pashe monitoringyem o sah anglune klase: I/1-I/4, thay na araklem ni yekh ulavipe ani baza e polyengi, racyuni vay etnikuni ayekha sar pretendisalo.

Ji kay, vash na tolerutno reagipe e dadalaresko pe lafipe, sar reprezenti e romane komunitetesko ano Kosovaka Republikako Parlamenti, si te inicirinav krisuni procedura ani Themeluni Prizrenoski Kriselin karshi akale dizuneske vash publikuno buhlaripe e nakamipaski qhib, koshibe thay na respektipe mashkar nacionalune grupe, racyune thay etnikune.

Respektoa,

Erjan Galushi, Kosovaka Republikako deputeti

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika