LAJME

Deputetët mblidhen në përpjekjen e 28-të për të konstituar Kuvendin

Deputetët mblidhen në përpjekjen e 28-të për të konstituar Kuvendin
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Qershor 2025, 09:49

Për të 28-tën herë me radhë, sot më 07.06.2025, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në sallën plenare në përpjekje për të konstituar legjislaturën e nëntë.

Seanca që ka nisur më 15 prill po vazhdon pa asnjë rezultat e tash e 27 herë. As në seancën e sotme nuk pritet ndonjë ndryshim duke marrë parasysh faktin që qëndrimet e partive politike nuk kanë ndryshuar.

Përpjekja e radhës do të nisë në orën 11:00, apo 48 orë pas asaj paraprakes.

Kjo seancë është vazhdim i ndërprerjes së vazhdueshme për shkak të pamundësisë për të krijuar Komisionin për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika