LAJME

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së protestojnë në sallë pas dështimit të 41-të të seancës konstituive

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së protestojnë në sallë pas dështimit të 41-të të seancës konstituive
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2025, 12:03

Ka dështuar edhe përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit. As në seancën e sotme nuk pati kuorum të mjaftueshëm për formimin e Komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Nga 99 deputetë të pranishëm vetëm 54 prej tyre votuan pro, abstenim dhe kundër nuk pati pasi që pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim.

Pas dështimit të seancës, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, në shenje pakënaqësie për ndërprerjen e seancës.

Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika