Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme i cila i kushtohet përkujtimit të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Me kërkesë të kryeparlametnarit, Glauk Konjufca, punimet e kësaj seance kanë fillur me një minutë heshtje në nderim të viktimave.
“Po e fillojmë këtë seancë të sotme e cila po mbahet në datën e 29 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Kërkoj që me një minutë heshtje t’i nderojmë të gjithë të rënët e Srebrenicës”- ka thënë Konjufca.





