- Reklama -

Deputetët e AAK’së vazhdojnë ta promovojnë Haradinajn: Ai është i duhuri për president

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë sot gjatë ditës së Bashkimi Evropian e ka diskriminuar Kosovën duke mos i liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, e as dhënien e statusit të vendit kandidat.

“Meqë jam kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, fokusi im është avancimi i diplomacisë parlamentare. Në këtë periudhë ku Kosova është vendi i vetëm që ka ngelë pa liberalizim të vizave, pa statusin e vendit kandidat për BE, edhe pse jemi vendi më pro-evropian, ne angazhohemi maksimalisht që të dëshmojmë se Kosova I ka përmbushur të gjitha kriteret të përcaktuara nga BE-ja, dhe konsideroj se kjo është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës sepse nuk mund të ketë integrim të Ballkanit Perëndimor pa Kosovën”, ka deklaruar ajo Kadrijaj.

- Reklama -

Deputetja e AAK-së ka dhënë disa arsye se pse Ramush Hardinaj duhet të jetë president i Kosovës.

“Ramush Haradinaj në çdo etapë e ka dëshmuar vetën se është lider unifikues dhe këtë e kemi me dëshmi, njeriu që e beri luftën dhe që ka ditur ta bëjë edhe paqen, është njeriu që i dha shumë shtetit dhe Kosovës në përgjithësi. Çdo kryeministër duhet ta dëshmojë vetën me rezultate konkrete gjatë qeverisjes, ndërsa një prej rezultateve më të mëdha të qeverisë Haradinaj është formimi i Ushtrisë së Kosovës, ëndërr kjo e çdo qytetari të Kosovës. Nuk ka qenë e lehtë aspak, por kryeministri Haradinaj ka arritur t’i ndryshojë disa ligje që kanë mundësuar formimin e Ushtrisë sonë e cila është garanci e paqes në Kosovë dhe përtej saj. Kjo është një prej arsyeve që Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës, sepse në këto momente kur po përballemi me shumë procese, edhe të shtet-ndërtimit edhe rreth Gjykatës Speciale mendojmë se njeriu i duhur për pozitën e presidentit është pikërisht Ramush Haradinaj, andaj duhet përkrahja e gjithë spektrit politik sepse këto procese por edhe dialogu mund të jetë të sigurta duke qenë Ramush Haradinaj president”, përfundoi Kadrijaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort