Nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) kanë deklaruar se Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra Prokurorit të Specializuar të Kosovës e kanë besimin e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë e kanë deklaruar nga DASH për agjencinë e lajmeve Euronews, transmeton Klan Kosova.
“Ne vazhdojmë të besojmë se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë mbështetje të plotë, të plotë dhe të qartë për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special”.
“Kjo është thelbësore për sundimin e ligjit, drejtësisë dhe llogaridhënies në Kosovë, si dhe integrimit të mëtejshëm të vendit në familjen Euro-Atlantike dhe komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë për Euronews një zëdhënës i Departamentit të Shtetit