• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, October 1, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home PRIZRENI ME RAJON

Dënohet me gjobë ish menaxheri i Qendrës Sportive “Sezair Surroi” në Prizren

tvprizreni by tvprizreni
January 5, 2021
in PRIZRENI ME RAJON
0
30 ditë paraburgim të dyshuarit nga Prizrenit për dhunë në familje
0
SHARES
782
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën, në Gjykatën Themlore Prizren, pasi që kishte arritur marrëvshje për pranimin e fajësisë, Sylejman Shala u dënua me 900 euro gjobë për shkak të veprës penale konflikt i interesit.

I akuzuari Shala së bashku me avokatin e tij mbrojtës Blerim Mazreku, kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin Mehdi Sefa, në bazë të cilës marrëveshje, u propouza që gjykata të akuzuarit t’i shqiptoi dënimin me gjobë nga 800 deri në 1000 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari deklaroi se marrëveshjen e ka pranuar me vullnet të lirë dhe se i dinë të gjitha pasojat dhe benificionet e kësaj marrëveshje.

Prokurori Sefa, propozoi që marrëveshja e arritur në mes të prokurorit dhe këtu të pandehurit të aprovohet sepse e njëjta është e bazuar në të gjitha veprimet juridike të ndërmarra deri në momentin e arritjes së marrëveshjes,  dhe se marrëveshja është lidhur në kuadër të ligjit dhe  i akuzuari ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë.

Mbrojtësi i të akuzuarit avokati  Blerim Mazreku, deklaroi se marrëveshja është arritur pasi që pas konsultimeve me të mbrojturin te tij, të njejtit iu janë sqaruar të gjitha pasojat dhe përfitimet që rrjedhin nga marrëveshja për pranimin e fajësisë.

Tutje avokati Mazreku propozoi që në shqiptimin e dënimit të mbrojturit të tij të i shqiptohet dënimi më i ulët i  paraparë në marrëveshjen e arritur përkatësisht dënimi prej 800 euro.

I akuzuari Sylejman Shala eklaroi se në tërësi pajtohet me fjalën e mbrojtësit të tij.

Pas kësaj kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, mori vendim që të pranohet në tërësi me të gjitha elementet e saj marrëveshja për pranimin e fajësisë e lidhur ndërmjet Prokurorisë dhe të akuzuarit Sylejman Shala, duke i shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 900 euro, të cilin dënim duhet ta pagujaë në afatin prej 15 ditëve pas plotëfuqieshmërisë së aktgjykimit.

Në rast se të njëjtin dënim nuk e paguan, atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet në dënim me burgim, ku për çdo ditë të kaluar në burg do të llogaritet shuma prej 20 euro.

Po ashtu, i akuzuari obligohet që të i paguajë 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro të tjera në emër të programit për komensimin e viktimave.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themlore në Prizren, të ngritur me 10.12.2020, Sylejman Shala akuzohet ae si person zyrtar – menaxher i Qendrës Sportive “Sezair Surroi” , në Prizren, si objekt sportiv që është pronë e Kuvendit të Komunës në Prizren, merrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare duke ushtruar autoritetin e tij zyrtar, në të cilën çështje djali i motrës se tij ka pasur interes financiar, në atë mënyrë që përmes shpalljes së konkursit me date 15.05.2018, pastaj me nënshkrimin e aktvendimit për formimin e komisionit për pranimin në punë të punëtorëve të datës 20.05.2018, dhe në fund me nënshkrimin e Marrëveshjes për Shërbime të veçanta të datës 01.06.2018 , në bazë të së cilës marrëveshje, i njëjti në cilësi të punëdhënësit nënshkruan marrëveshjen në fjalë me punëmarrësin – kryerësi punëve Arben Bellanica , të cilin e ka djalë të motrës, në bazë të së cilës marrëveshje ky i fundit ka realizuar të ardhura mujore prej 300 euro, nga të hyrat e Qendr?s Sportive ” Sezair Surroi ”, për periudhën kohore 01.06.2018 deri me 25.11.2018.

Me këto veprime Sylejman Shala akuzohet se ka kryer veprën penale “Konflikti i interesit”/BetimipërDrejtësi

Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
Premium WordPress Themes Download
udemy paid course free download
download karbonn firmware
Download Premium WordPress Themes Free
free online course
Previous Post

Ngacmohet seksualisht një femër përmes Facebook-ut në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Next Post

Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-Covid

Next Post
Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-Covid

Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-Covid

Të Fundit

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

October 1, 2023
Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

September 30, 2023
Vjosa Osmani nga Tirana: Jemi dy shtete, por fatet tona janë të ndërthurura

Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët

September 30, 2023
Lëndohet rëndë në vendin e tij të punës një punëtor në Fushë-Kosovë

I bien qeramikat në kokë, humb jetën një punëtor në Prizren

September 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

October 1, 2023
Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

September 30, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.