- Reklama -

Dënohet me 4 mijë e 500 euro personi që sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 mijë e 500 euro gjobë sulmuesin e gazetarit Valon Syla. Ky vendim i Gjykatës për denim me gjobë ka ardhur pasi i dyshuari B.J ka pranuar fajsinë dhe ka kërkuar falje.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.J për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.1, nënpar.1.4 të Kodit nr.06/L-074 të KPRK-së.

- Reklama -

I akuzuari B.J është shpallur fajtor për këtë vepër penale dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 4,500 (katër mijë e pesëqind) euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguajë në afatin prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.12.2020 deri me datë 06.01.2021, të akuzuarit B.J. do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimin e fajësisë nga i akuzuari B.J., kërkim faljen dhe pendimin për kryerjen e veprës penale, ndërsa rrethanë rënduese mori rrethanat në të cilat është kryer vepra penale në vend publik dhe në prezencë të kalimtarëve të rastit, duke shkaktuar shqetësim në popullatë për veprimin ekryer ndaj dëmtuarit-gazetarit V.S. për shkak të shprehjes së mendimit të lirë përmes rrjeteve sociale”, thuhet në komunikatë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort