- Reklama -

Dënohet me 11 vjet burgim hajni i bankave të vogla, nga arratia kryente grabitje në Prizren e Prishtinë

Mediat kanë raportuar që nga janari i këtij viti për disa grabitje të armatosura në institucione mikrofinanciare. Grabitjet ishin kryer nga i dyshuari D.G, i cili i armatosur dhe i maskuar kishte kryer grabitje në Prizren dhe Prishtinë. Derisa D.G ishte shpallur në kërkim nga Policia, ai nga arratia kreu vjedhjen në institucionin mikrofinanciar “Ria” në kryeqytet ku kishte arritur të merrte shuma të konsiderueshme të parave.

Së fundmi, Gjykata e Prizrenit e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar D.G me dënim unik prej 11 vjet burgim dhe me gjobë prej 3 mijë e 500 euro nën akuzën për grabitje të 13 mijë 650 euro në dy institucione mikro-financiare.

- Reklama -

Për veprën penale grabitja, D.G i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Për veprën penale të grabitjes së ngelur në tentativë, D.G i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Kurse, për veprën tjetër të grabitjes i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Për veprën penale armëmbajtje pas leje D.G i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 2 mijë euro.

Ndërkaq, sipas Gjykatës të akuzuarit dënimi unik i është shqiptuar në kohëzgjatje prej 11 vite, i cili dënim do t’i llogaritet nga koha e kaluar në paraburgim nga 4 maji 2023.

Ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Gjykata e ka obliguar të akuzuarin D.G, që të paguajë dëmin material në shumën prej 11 mijë e 370 euro të dëmtuarës “Finca” dhe shumën prej 2 mijë e 280 euro të dëmtuarës “Capital Ria”.

Gjithashtu, të akuzuarit i është konfiskuar dhe vetura dhe gjërat e tjera me të cilat është kryer vepra penale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş