LAJME

Dënohet burri që mori para në emër të burrit të prokurores Ervehe Gashi

Dënohet burri që mori para në emër të burrit të prokurores Ervehe Gashi
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2021, 12:26

Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Rizan Hoxhaj për kryerjen e veprës së ushtrimit të ndikimit në rastin e burrit të prokurores së krimeve të rënda në Prizren, Ervehe Gashi. Gjykata e ka dënuar Hoxhajn me gjobë 28,000 euro, dhe ia ka aprovuar kërkesën për kohë më të gjatë për pagimin e dënimit.

Gjyqtari Vesel Ismaili, i caktoi afatin prej 1 viti si afat për pagimin e dënimit dhe duke u bazuar në shumën e dënimit, i mundësoi të akuzuarit që dënimin ta paguaj me 4 këste.

I njëjti ka pranuar fajësinë, gjykata ka vendosur në bazë të marrëveshjes dhe propozimit mbi dënimin, e rekomanduar nga prokuroria dhe pala e akuzuar.Sipas aktakuzës, Bajram Gashi burri i prokurores Ervehe Gashi, së bashku me Rizan Hoxhën kishin kërkuar nga Dardan Hoxha shumën prej 6,000 eurove me qëllim që të ndikonin tek prokurorja që i njëjti të mos akuzohej për të gjitha veprat penale për të cilat ishte duke u hetuar nga prokurorja Gashi.

Këto para sipas prokurorisë, janë kërkuar me qëllim që Bajrami të ushtronte ndikim te bashkëshortja e tij prokurore, e cila ishte duke zhvilluar procedurën penale kundër Dardan Hoxhës.Akuzat rëndojnë edhe mbi Dardan Hoxhën.

Ai sipas prokurorisë i kishte dhënë shumën prej 6,000 eurosh Rizan Hoxhës me qëllim që ky t’i dërgonte këto para te Bajrami për të ndikuar te prokurorja.Në fillim të muajit prill #KallxoPernime publikoi hulumtimin që shfaqi dyshimet për njërën nga aferat e mëdha të keqpërdorimeve në rajonin e Prizrenit.
Këto dyshime u paraqitën pasi Dardan Hoxha denoncoi rastin në emisionin #KallxoPernime.

Dardani, një i dënuar për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, ka rrëfyer në emision se ka paguar mbi 5 mijë euro ryshfet, para këto të cilat, sipas tij, i janë kërkuar për të lehtësuar lëndën në Prokurorinë e Prizrenit.
Dosja e tij, sipas hulumtimit të KALLXO.com, ishte hetuar nga prokurorja Ervehe Gashi, ndërsa Dardani ka filmuar një moment kur i dorëzon rreth 5 mijë euro në dorë të Rizan Hoxhës, një mik i burrit të prokurores që po e hetonte rastin.
Pas dorëzimit të parave Dardani ka rrëfyer se babai i tij, Sadik Hoxha, ishte takuar me burrin e prokurores Ervehe Gashi në shtëpinë e vikendit të këtij të fundit.

Takimi kishte ndodhur në kohën kur prokurorja ishte duke e hetuar rastin dhe Sadik Hoxha ishte pjesë e hetimit penal në këtë dosje.Sadik Hoxha ka rrëfyer se gjatë kohës kur ai ishte duke u hetuar ishte takuar dy herë me burrin e prokurores për të diskutuar për lëndën.Pas transmetimit të hulumtimit nga #KALLXOPernime, kishte reaguar edhe Kryepokurori i Shtetit – LINK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika