• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home PRIZRENI ME RAJON

Dënohen me nga 6 muaj burg dhe me gjobë të akuzuarit nga Prizreni për falsifikim të diplomave

tvprizreni by tvprizreni
July 22, 2021
in PRIZRENI ME RAJON
0
Ia vodhi me dhunë qaforen një gruaje, prizrenasi dënohet me tre vjet burgim
0
SHARES
155
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se  – Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Refki Piraj) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve   M.H.,  F.Xh.,  B.A., dhe  D.M.,  për shkak se:

JANË FAJTOR

–  Të akuzuarit M.H., dhe D.M., (me të bashkë akuzuarit D.G., A.R., M.B., D.M., dhe E.Xh.,)

Që nga fillimi i vitit 2018, e deri me datë 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, përpilojnë dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumenteve në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe D.G.,) të cilën kërkesë të akuzuarit e përcjellin tek të bashkë akuzuarit (M.B., E.Xh.,) dhe D.M.,  dhe këta të fundit i falsifikojnë dokumente në fjalë secili duke kryer rolin e tij dhe duke i pajisur aplikuesit/qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria me diploma false të shkollave të mesme në kundërvlerë të pagesave prej 1,300.oo deri në 2,000.oo euro për diplomë, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, dokumentet i dorëzohen fillimisht (të akuzuarit A.R.), e ky i dorëzon të akuzuarve M.H., (dhe D.G.), e të cilat dokumente nga këta të akuzuarit i ‘u dorëzohen personave të cilat kanë qenë të interesuar për sigurimin e dokumenteve në fjalë, këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së bashku me dëftesa shkollore të falsifikuara

– Kësodore në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par. 3 lidhur me par. 2 e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Kosovës.

Të akuzuarit M.H., F.Xh., dhe B.A.,

Nga koha e pavërtetuar e deri me 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë, të akuzuarit M.H., (A.H.,) F.Xh., dhe B.A., përpilojnë dokumente të falsifikuara, me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi, veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe A.R.,), të cilat kërkesa këta të fundit i përcjellin tek e akuzuara F.Xh., dhe kjo e fundit tek i akuzuari B.A., i cili falsifikon dokumente në fjalë duke i pajisur aplikuesit/qytetarët me diploma false për kryerje të veprimtarisë së pavarur, kinse të lëshuara nga Qendra për Aftësim Profesional, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, i ‘a dorëzojnë personave të cilët kanë qenë të interesuar për sigurimin të diplomave në fjalë, e të cilët në kundër vlerë paguajnë shumat e parave në kundërvlerë prej 500,oo euro,  këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së falsifikuar

– Kësodore në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par. 3 lidhur me par. 2 e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit i GJYKON:

  • Të akuzuarën F.Xh., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro,

 

  • Të akuzuarin B.A., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,500.oo (dymijepesëqind) euro,

 

  • Të akuzuarin D.M., me dënim me gjobë në shumën prej 1,000.oo (njëmijë) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

 

  • Të akuzuarin M.H., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro,

SHËNIM: Gjykata ka shqiptuar dënimet e lartë cekura, konform Marrëveshjes për pranimin e fajësisë e arritur ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe të akuzuarve, F.Xh., B.A., dhe D.M.,. kurse  I akuzuari M.H., ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar, ndërsa gjykimi do të vazhdoi ndaj (të akuzuarve D.G., A.R., M.B., dhe E.Xh)., të cilët në shqyrtimin fillestar nuk e kanë pranuar fajësinë sipas aktakuzës, dhe procedura do të vazhdoi konform Kodit të Procedurës Penale.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftim.

Download WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
download redmi firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy course download free
Previous Post

Nuk ka burg për ata që nuk e deklarojnë pasurinë

Next Post

Pozitë e opozitë bëhen bashkë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen IPA 2020

Next Post
Pozitë e opozitë bëhen bashkë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen IPA 2020

Pozitë e opozitë bëhen bashkë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen IPA 2020

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

June 3, 2023
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

June 3, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.