Prizren, 10 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve A.G., dhe M.K., për shkak se:
– Në mes të datës 16 e 17.08.2016, rreth orës 21:00 – 00:18, në Prizren, në rr”…..”, p.nr., në shtëpinë e të dëmtuarit Sh.G., të pandehurit në bashkëveprim duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura, ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që e shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit, i afrohen shtëpisë së të dëmtuarit, ku me mjet të përshtatshëm dhe me forcë hapin derën e hyrjes së shtëpisë, hyn brenda dhe nga aty marrin; një pushkë e markës “Akar” me numër serik……, një kuti me mjete për pastrim, rreth 40 fishekë të kalibrit 12 mm, një orë të dorës për femra, bizhuteri në vlerë rreth 100 euro, dhe të holla në vlerë prej 35 euro, dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast t dëmtuarit i shkaktojnë dëm material:
– kësodore kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, nga neni 327 par.2 nënpar2.5 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KP-së.





