Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet, ndërsa 24 persona u lënduan kurse 27 të tjerë kanë pasur dëme materiale.
Policia njofton se ka shqiptuar 848 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, dhe 816 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Në njoftim bëhet e ditur se janë arrestuar 14 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 në vuajtje të dënimit.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 101 raste të reja me COVID-19./