Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet, ndërsa 24 persona u lënduan kurse 27 të tjerë kanë pasur dëme materiale.
Policia njofton se ka shqiptuar 848 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, dhe 816 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.






