Një Gjykatë në Budapest ka shqiptuar një dënim prej tetë vjet burgim ndaj një shtetasi gjerman e një shtetasi kosovar, dhe nëntë vjet e gjysmë burgim ndaj një kosovari tjetër, për një sulm të dhunshëm dhe të armatosur ndaj një furre me pronar shqiptar, raporton “Hungary Today”.
Shtetasi gjerman, i dyshuari kryesor, kishte sulmuar pronari e një furre në Pomaz, në afërsi të Budapestit, herën e parë më shkurt të vitit 2018, por kishte ikur nga skena, siç është bërë e ditur nga gjykata.
Më pas ai u kthye në janar të vitit 2019 për në Hungari dhe së bashku me dy bashkëpunëtorë kosovarë sulmoi të njëjtën furrë më 22 shkurt, me armë dhe thikë.





