Atleti Denard Krasniqi nga Klubi Atletik “Theranda” ka shkëlqyer në garën për Kupën e Kosovës për seniorë, duke u shpallur më i miri në dy disiplina të rëndësishme: 1500 metra dhe 800 metra.
Gara u zhvillua për grupmoshat U-18, U-20 dhe seniorë, ku morën pjesë të gjitha klubet atletike nga Kosova me sportistët e tyre më të mirë, duke sjellë një konkurrencë tejet të fortë.







