LAJME

Dëmtohet ura në Ratkoc të Rahovecit, ndalohet për qarkullim njëri shirit

Dëmtohet ura në Ratkoc të Rahovecit, ndalohet për qarkullim njëri shirit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2024, 09:20

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit ka njoftuar se ura që kalon nga fshati Ratkoc për në drejtim të fshatit Vrajakë, ka lëvizur në bazament, për shkak të vjetërsisë së urës.

Në njoftim thuhet se një shirit i kësaj rruge është ndaluar për qarkullim sipas rekomandimit të inxhinierëve.

“Ura që kalon nga fshati Ratkoc për në drejtim të fshatit Vrajakë, ka lëvizur në bazament, për shkak të vjetërsisë së urës. Ne, kemi marrë masa paraprake, duke vendosur shenjëzimin, ku sipas rekomandimit të inxhinierëve, njëri shirit është i ndaluar për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika