LAJME

Dëmtohet me plumb qorr dritarja e zyrës së Inspektoratit Komunal në Prizren, arrestohet i dyshuari

Dëmtohet me plumb qorr dritarja e zyrës së Inspektoratit Komunal në Prizren, arrestohet i dyshuari
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2025, 10:32

Në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, të martën është raportuar një incident ku një predhë (plumb) qorr ka dëmtuar xhamin e dritares së një zyre të Inspektoratit Komunal.

Pas hetimeve dhe një pune operative nga njësitë policore, është identifikuar i dyshuari që dyshohet se ka shtënë me armë.

Rasti është ende nën hetime nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident.

Policia ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve për të shmangur situata të ngjashme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika