LAJME

Dëmtohet asfalti në autostradën “Ibrahim Rugova” (FOTO)

Dëmtohet asfalti në autostradën “Ibrahim Rugova” (FOTO)
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2021, 16:39

Dëmtime të mëdha të asfaltit në Autostradën “Ibrahim Rugova”, kanë ndodhur këto ditë.

Saktësisht në fshatin Mazgit, shihet dëmtim i madh i autostradës, që besohet të ketë ndodhur si pasojë e punimeve të dobëta.

Gazeta Blic, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet dëmtim i madh i asfaltit.

Javë më parë një ngjarje e tillë kishte ndodhur edhe në Komunën e Malishevës, ku pas vërshimeve nga reshjet e shiut, shumë rrugë ishin dëmtuar në masë të madhe.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika