Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka bërë të ditur se për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt do të ketë të angazhuar 600 vëzhgues.Nga kjo OJQ do të mbulohet 1/4 e vendvotimeve në nivel vendi.
Demokracia në Veprim do të monitorojë me 600 vëzhgues zgjedhjet e 14 shkurtit

Në konferencën për medie, në të cilën është shpalosur plani i DnV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ismet Kryeziu përfaqësues i DnV-së, u ka barë thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-Covid.
Ai ka kërkuar po ashtu që partitë politike të mos mbajnë takimet në shkolla, pasi sipas tij kjo gjë rrezikon infektimin e nxënësve nga Covid-19.Kryeziu, ka kritikuar presionin e partive politike ndaj KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Daka.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti: Identifikohen me ADN tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje

FSK-ja stërvitet me SHBA-në, Kroacinë dhe Shqipërinë – për disa ditë do të ketë lëvizje të automjeteve në disa komuna

