Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka pritur në takim ministrin e Bashkëpunimit Ranojal të Izraelit, Ofir Akunis.
Ajo u shpreh e nderuar për këtë vizitë të tij teksa tregoi që u dakorduan për thellimin e bashkëpunimeve në fusha të rëndësishme.
“E nderuar thellë nga vizita e H.E. Z. Ofir Akunis – Ministri i Bashkëpunimit Rajonal i Izraelit, në Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem.
Ramë dakord për thellimin e bashkëpunimeve tona në fushën e shkencës, teknologjisë dhe shumë fusha të tjera të rëndësishme për përfitimin e ndërsjellë të vendeve tonë“, shkroi Demiri në Facebook.
Deeply honored by the visit of @OfirAkunis 🇮🇱 Minister of Regional Cooperation, to the Embassy 🇽🇰 in Jerusalem.
Had a fruitful discussion & agreed on deepening our cooperations in the field of science and technology and many other relevant fields for the mutual benefit of 🇽🇰🇮🇱 pic.twitter.com/9Pf35uvEco
— Ines Demiri (@InesDemiri1) May 3, 2021