LAJME

Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat

Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Korrik 2026, 18:39

Drejtori për Bujqësi në Komunën e Suharekës, Armend Krasniqi, ka thënë se bazuar në vlerësimet fillestare, dëmet nga stuhia që ka goditur këtë komunë të marten janë milionëshe.

Ai ka thënë se më së shumti janë dërmuar stallat e bagëtive si dhe serat.

“Kryesisht është goditur kultura e perimtarisë, ku pjesë e saj është sektori i serave, është goditur më së shumti, po ashtu edhe sektori i stallave. Me marrjen e informacioneve ne kemi dalë në terren dhe kemi verifikuar disa raste të fermerëve që kanë pësuar humbje të mëdha”, është shprehur Krasniqi në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Ai ka thënë se beson që dëmet që sipas tij janë milionëshe, do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë.

Ai ka thënë se kanë dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve, raport i cili më pas do të aprovohet në Asamblenë Komunale e do t’i dërgohet komisionit të Qeverisë.

Në një lidhje direkt në emisionin “tre8tre” të KTV-së, Muharremaj u shpreh se është fat në fatkeqësi që nuk pati dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të mëdha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika