• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, October 1, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Deliu-Kodra: PDK në zgjedhje synon vendin e parë

tvprizreni by tvprizreni
December 29, 2020
in LAJME, VENDI
0
Deliu-Kodra: PDK në zgjedhje synon vendin e parë
0
SHARES
51
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja është shumë e përgatitur për këto zgjedhje në të cilat synon që të dalë e para.“PDK-ja në këto zgjedhje futet më e përgatitur se kurrë. Ne kemi një strukturë të jashtëzakonshme dhe të konsoliduar mirë. Puna e kryesisë me organet e partisë ka nisur të intensifikohet ku kemi takime pothuajse çdo ditë me degët dhe kemi filluar me aderimet”.

“Ne garojmë në këto zgjedhje për vendin e parë dhe për të udhëhequr qeverinë. Sondazhet po e qesin PDK-në jashtëzakonisht mirë, pavarësisht diskutimeve që i kemi dëgjuar këtyre ditëve. Konsiderojmë së sondazhi më i mirë është vota e qytetarit dhe këtë votë e përkrahje PDK-ja do ta ketë me kontratën që do ta bëjmë me qytetarin e Kosovës – me programin e mirë që do të prekë fushat kryesore që janë beteja me pandeminë, çështjet ekonomike dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës”.

Por, a kanë zyrtarët e PDK-së komunikim me ish-kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli i cili po përballet me Gjykatën Speciale në Hagë?
“Komunikimi i tij është në kohën kur Kadri Veseli e ka të lejuar që të komunikojë me familjen dhe përfaqësuesit e PDK-së. Mungesa e tij është hendikep, por PDK-ja është sfiduar jashtëzakonisht shumë në shumë procese. Një nga sfidat më të rënda ka qenë ky vit i rëndë ku është cenuar jo vetëm PDK-ja, por edhe shteti, me aktakuzat e Gjykatës Speciale për figurat më kredibile të Kosovës. Pavarësisht këtij fakti që Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe po përballen me këtë proces kjo do të na shërbejë që ne të konsolidohemi edhe më shumë. Po punojmë shumë që të ofrojmë programin më të mirë. PDK e ka shumë të nevojshme që të rikthehet për të vazhduar funksionimi i mirëfilltë i shtetit”.Deliu-Kodra, në Sytë 7 në Klan Kosova, e ka lënë të hapur mundësinë që PDK-ja të ketë ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Në fazën në të cilën jemi është ende herët që të deklarohemi, sepse nuk kemi ende datë për zgjedhje. Sapo të ketë diskutime dhe nëse do të arrijmë marrëveshje me ndonjë nga subjektet e vogla politike pa dyshim që do të qartësojmë pozicionin tonë. E rëndësishme është që ta ruajmë identitetin tonë politik dhe ta lidhim kontratën me qytetarin e Kosovës. Një vit i qëndrimit tonë në opozitë dhe konsistenca që kemi pasë nga zgjedhjet e 6 tetorit ka dëshmuar që PDK-ja nuk do të bëhet asnjëherë patericë e pushtetit”.

A ka PDK-ja vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje, ose ndonjë parti tjetër politike?“Nuk kemi pasë vija të kuqe. Besoj që në traditën e mirë të lidershipit të PDK-së është që e kemi kuptuar saktë që vullneti i qytetarëve dhe ata qytetarë të cilët votojnë shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe ne asnjëherë nuk do të kemi vija të kuqe me partitë politike shqiptare”.

Free Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
download udemy paid course for free
download huawei firmware
Download WordPress Themes Free
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
Previous Post

Versioni i ri i WhatsApp, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 janarit

Next Post

Gashi: Ne jemi LDK, këtu kemi qenë dhe këtu do të jemi

Next Post
Gashi: Ne jemi LDK, këtu kemi qenë dhe këtu do të jemi

Gashi: Ne jemi LDK, këtu kemi qenë dhe këtu do të jemi

Të Fundit

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

September 30, 2023
Vjosa Osmani nga Tirana: Jemi dy shtete, por fatet tona janë të ndërthurura

Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët

September 30, 2023
Lëndohet rëndë në vendin e tij të punës një punëtor në Fushë-Kosovë

I bien qeramikat në kokë, humb jetën një punëtor në Prizren

September 30, 2023
Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

September 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

September 30, 2023
Vjosa Osmani nga Tirana: Jemi dy shtete, por fatet tona janë të ndërthurura

Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët

September 30, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.