- Reklama -

Delegacioni i BQK-së zhvillon takime me përfaqësues të FMN-së në kuadër të takimeve pranverore në Uashington

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë në selinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në kuadër të Takimeve Pranverore 2025 të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe anëtarja e Bordit, znj. Arta Hoxha, dhe zëvendësguvernatorja, znj. Nesrin Shileku Shala, të cilët, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, diskutuan me përfaqësues të Departamentit për Tregjet e Parasë dhe Kapitalit (MCM) dhe Institutit për Zhvillim të Kapaciteteve (ICD) të FMN-së.

- Reklama -

🔹 Bashkëpunimi teknik dhe përparimi në zbatimin e rekomandimeve

Në takimin me ekipin e MCM-së të kryesuar nga znj. Jennifer Elliot, u diskutua mbi ecurinë e rekomandimeve nga misionet e mëparshme të FMN-së, përfshirë Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) dhe Vlerësimin e Masave Mbrojtëse (Safeguard Assessment). U theksua niveli i lartë i zbatimit të asistencës teknike të ofruar deri tani, si dhe u ritheksua rëndësia e vazhdimit të mbështetjes në fusha kyçe si:

  • Mbikëqyrja bankare, e sigurimeve dhe pensioneve
  • Stabiliteti financiar dhe siguria kibernetike
  • Avancimi i kornizës institucionale dhe ligjore të BQK-së
  • Zbatimi i Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës (SREP)
  • Zhvillimi i modeleve makroekonomike dhe transparenca institucionale

🔹 Rritja e kapaciteteve analitike dhe trajnimi profesional

Delegacioni i BQK-së u prit gjithashtu nga drejtuesit e Institutit për Zhvillimin e Kapaciteteve (ICD), të udhëhequr nga drejtori Dominique Desruelle. Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësitë për zhvillimin e modeleve të reja makroekonomike, të përshtatura për nevojat e sektorit real dhe financiar të Kosovës. Po ashtu, u vlerësua lart potenciali për trajnime dhe ngritje të kapaciteteve profesionale të stafit të BQK-së, duke përdorur metodologjitë më të avancuara ndërkombëtare.

🔹 Vlerësim dhe angazhim i ndërsjellë

Guvernatori Ismaili prezantoi prioritetet strategjike të BQK-së dhe falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme. Përfaqësuesit e FMN-së, nga ana e tyre, vlerësuan përkushtimin e BQK-së në zbatimin e reformave dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar me asistenca teknike të reja, në përputhje me kërkesat dhe kapacitetet institucionale.

🔹 Takime të tjera bilaterale në agjendë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., delegacioni i BQK-së pritet të zhvillojë edhe takime bilaterale me drejtues të institucioneve partnere ndërkombëtare, me fokus në reformat ligjore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në përputhje me mandatin dhe objektivat strategjike të Bankës Qendrore të Kosovës.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort