Në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2024, një delegacion i bizneseve kosovare dhe atyre të diasporës, të udhëhequr nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, kanë vizituar fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë.
Sipas njoftimit, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka vlerësuar lartë kontributin e kësaj fabrike si një shembull suksesi të prodhimit vendor.
“Jemi krenar që ju jeni prodhues vendor të mbi 200 modeleve të këpucëve, çizmave, sandaleve dhe patikave për të dy gjinitë, duke u shërbyer konsumatorëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë. Kjo vizitë po realizohet edhe me pjesëmarrjen e bizneseve nga Gjermania dhe shumë vende të tjera, për të eksploruar mundësi të reja për eksportin tuaj në tregjet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Shahini, thuhet në njoftimin e AKB-së, raporton Telegrafi.





