Home LAJME Del para Gjykatës togeri Jevtiq, i dyshuar se punoi për BIA-n

Del para Gjykatës togeri Jevtiq, i dyshuar se punoi për BIA-n

0
Del para Gjykatës togeri Jevtiq, i dyshuar se punoi për BIA-n

Është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë i dyshuari për spiunazh, Bojan Jevtiq.

Do të mbahet seancë dëgjimore për t’ia caktuar masën e paraburgimit.

Jevtiq është arrestuar një ditë më parë, 17 korrik, dhe është ndaluar për 48 orë. Në Prokurorinë Speciale kanë bërë të ditur se pas aksionit të bastisjes nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Inspektorati Policor në shtëpinë e policit që ka punuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë gjetur dokumente të klasifikuara.

Jevtiqi e ka mbajtur pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin kufitar.

Pesë persona të tjerë, përveç Jevtiqit, aktualisht mbahen në paraburgim për spiunazh./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here