LAJME

Del para gjykatës i dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në veri

Del para gjykatës i dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2026, 08:12

Është paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, Igor Markoviq, i dyshuar për sulmin ndaj zyrtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Për të dyshuarin Markoviq, prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndaj tij, ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Ai dyshohet për veprat penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm”, “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbët lokalë e kundërshtuan me protestë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok. Si pasojë e dhunës u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.

Përveç ushtarëve të KFOR-it, lëndime kishin pësuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës e disa gazetarë që po mbulonin zhvillimet./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika