Ka dalë nga shtypi libri “Zhuri në regjistrimin e popullsisë austro-hungareze të vitit 1918”, me autor Admir Idrizi, një botim që trajton të dhëna historike mbi Zhurin gjatë periudhës së administrimit austro-hungarez.
Autori, i cili veten e përshkruan si stërnip i Zhurit, thekson se këtë libër ua kushton paraardhësve të tij, duke e konsideruar botimin si një kontribut modest në ruajtjen e kujtesës historike dhe identitetit të trevës.
Libri është botuar nga UTILIS – Prizren, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën BAS print. Tirazhi i këtij botimi është 200 kopje.
Sa i përket përgatitjes profesionale të librit, redaktor profesional është Dr. Sadik Idrizi, redaktor gjuhësor Prof. Fatmir Sh. Mehmeti, ndërsa për redakturën teknike dhe dizajnin e kopertinës është përkujdesur Amir Jakupi.
Autori ka shprehur mirënjohje edhe për sponsorin, kompaninë Vëllëzërit e Bashkuar Sh.p.k., e cila mbështeti botimin e këtij libri.
Sipas njoftimit, versioni i shtypur i librit do të shpërndahet si dhuratë, ndërsa versioni elektronik është vënë në dispozicion për lexuesit përmes platformave online.
Lexo dhe shkarko librin “Zhuri në regjistrimin e popullsisë austro-hungareze të vitit 1918”