Sot, në oborrin e Gjykatës Themelore dega në Suharekë ka ndodhur një sulm fizik. Incidenti ka ndodhur mes palëve që kanë qenë të ftuar për shqyrtim gjyqësor.
Lidhur me rastin, ka reaguar Gjykata Themelore e Prizren ku edhe ka dhënë detaje për incidentin.
Lidhur me interesim dhe kërkesat për informacion, ju njoftojmë si në vijim:
Sot me date 18.06.2025, në ora 11:00, në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, ka ndodhur një incident në mes të palëve që kanë qenë të ftuar për shqyrtim gjyqësor.
Pranë Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, me 28.02.2025, është pranuar lënda në Departamentin Penal, ndaj një (1) të akuzuarit. B.B., për shkak të veprës penale lëndim I lehtë trupor, ku i dëmtuar është pala H.K., (ngjarje e cila kishte ndodhur me datë 28.12.2024).
Gjyqtari i procedurës, ka caktuar shqyrtimin fillestar, për datën e sotme 18 qershor, nga ora 11:00.
Në hyrjen e oborrit të Gjykatës, kur palët po hynin (pa kaluar kontrollin e sigurimit dhe kontrollit fizik), pala H.K., ka nxjerrë një mjet të forte nga çanta e tij, dhe sulmon personin B.B.,.
Në ato moment ka reaguar edhe sigurimi fizik i Gjykatës, (të cilët ndodheshin brenda objektit të Gjykatës), dhe kanë ndaluar konfliktin dhe menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurën hetimore, dhe palës që ka pësuar lëndimet i është dhënë ndihma mjekësore, derisa kanë arritur ekipet e emergjencës.
Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, ka ofruar bashkëpunimin e plotë për Policinë e Kosovës me qëllim të zbardhjes së ngjarjes, thuhet në reaimin e Gjykata Themelore në Prizren.