Shqipëria luan sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024.
Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm.
Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia.





