LAJME

Deklarohet sërish Duda Balje, thotë se do të votojë pro tërheqjes së Trustit

Deklarohet sërish Duda Balje, thotë se do të votojë pro tërheqjes së Trustit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2023, 13:08

Projektligji për tërheqjen e 30% të Trustit pritët të shkojë në Kuvend në seancën e parë të këtij viti.

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka dalë me qëndrim se është kundër tërheqjes.

E një mendim ndryshe e ka deputetja e Grupit Multietnik 6+, Duda Balje.

Ajo në një prononcim për Front Online thotë se do të votoj pro Trustit.

Balje ka treguar se në grupin e saj gjysma e deputetëve janë pro Trustit, e gjysma tjetër kundër.

“Unë do të votoj për Trustin, sepse jam duke e kuptuar gjendjen financiare dhe unë jam bashkë me qytetarët e di që është një vendim kundër Qeverisë por për këtë Projektligj unë do të votoj pro. Në grupin tonë parlamentar gjysma janë pro dhe gjysma kundër”, tha Balje.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension, e jo që t’i shfrytëzojnë ato mjete tash.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika