Ish-gardiani serb Dragisha Milenkoviq që akuzohet për maltretim të shqiptarëve gjatë luftës, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte, ndërkohë që ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.
Milenkoviq akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, bashkë me zyrtarë të tjerë të burgjeve, ka maltretuar të burgosur shqiptarë.
Të gjitha palët janë pajtuar me pranimin e fajësisë për armëmbajtje pa leje që e ka bërë i akuzuari.





