- Reklama -

Deklaratat për plagosjen në Shtërpcë, Lista Serbe e quan Rashiqin dyfytyrësh

Lista Serbe e ka quajtur ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, dyfytyrësh për shkak të deklaratave që ai i ka dhënë për plagosjen në Shtërpcë.

“Ministri ilegal i Kurtit Nenad Rashiq tregoi se çfarë njeriu me dy fytyra është kur bëhet fjalë për tentimvrasjen e një djali në Shtërpcë në ditën e Krishtlindjeve”.

- Reklama -

Lista Serbe thotë se Rashiq, fillimisht, në një deklaratë për mediat në Serbi, e ka quajtur rastin tentimvrasje dhe e ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet e Kosovës për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë rast.

Më pas Lista Serbe i është referuar një deklarate që Rashiq e ka dhënë në Frontal të T7, ku tha se “deklarata i është keqkuptuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit”.

“Për shkak të tentimit të drejtpërdrejtë për të minimizuar përgjegjësinë e atij që tentoi t’i vriste Stefanin dhe Milloshin, më vjen mirë që Rashiq nuk ka mundësi që t’i vizitojë ata, pasi do të shtrohej pyetja se çfarë mund tu thoshte atyre kur brenda dy ditëve ndërron deklaratat e tij. Nuk përjashtohet mundësia që nesër Stefani e Milloshi të fajësohen për atë që ka ndodhur”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort